Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës
Edhe pse me vendim gjykate i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike dhe nuk gjendet në asnjë listë kandidatësh, Millorad Dodik vazhdon të jetë figura qendrore e fushatës zgjedhore në Republikën Sërpska. Analistët vlerësojnë se, politikisht, nuk ka fare rëndësi se çfarë pozite mban Dodik, pasi “pushteti në Republikën Sërpska është i personalizuar në sytë e votuesve atje”. Gjatë fushatës, Dodik tashmë ka vizituar Izraelin, ndërsa ka paralajmëruar edhe një udhëtim në Moskë. Në qytete anembanë Republikës Sërpska – entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës – votuesit i vështron një njeri nga billbordet e fushatës, të cilit ligji ia ndalon të mbajë çfarëdo funksioni publik. Millorad Dodik, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të...
Burimi:
javanews.al