Borxhi rëndon ndërtimin/ 27% e kompanive kanë hua më të madhe se kapitali
foto Sektori i ndërtimit po përballet me një rritje të ndjeshme të ekspozimit ndaj borxhit, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e kompanive kanë detyrime të barabarta ose më të larta se kapitali i tyre. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërise në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit rreth 27% e ndërmarrjeve të ndërtimit deklaruan se raporti i huasë ndaj kapitalit ishte i barabartë ose mbi nivelin 1. Banka e Shqipërisë vëren se kjo shifër është rritur me rreth 10 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, duke e renditur ndërtimin si sektorin me ngarkesën më të lartë të huasë në raport me kapitalin. Niveli i lartë i financimit përmes huasë lidhet me natyrën e projekteve të ndërtimit, të cilat kërkojnë kosto të...
Burimi:
zeri.ai