Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që nga mbrëmja e djeshme

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që nga mbrëmja e djeshme

Pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik, përsëri problemet në vendin tonë vijojnë, ku prej mbrëmjes së djeshme, në zonën e Borshit mungon energjia elektrike. Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje. Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.