Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën
Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve në vend, të cilat hyjnë në fuqi këtë të premte, më 9 tetor 2026. Sipas vendimit, çmimi i naftës është ulur me 4 lekë për litër, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 1 lek. Nafta do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 213 lekësh për litër, ndërsa benzina me 194 lekë për litër. Çmimet e reja do të zbatohen duke nisur nga ora 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregut që të respektojnë çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar pezullim të aktivitetit në rast shkeljesh. Njoftim për Shtyp Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve...
Burimi:
javanews.al