Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane
Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të tyre gjatë 20 viteve, raporton The Guardian. Shoqata e Hoteleve, Restoranteve dhe Kafeneve në Europë (Hotrec) e cila përfaqëson industrinë brenda BE dhe po ngre çështjen ligjore, së fundmi zgjati afatin deri më 29 gusht që pronarët e hoteleve t’i bashkoheshin padisë për shkak të kërkesës së lartë. Padia pritet të jetë një nga më të mëdhatë në sektorin e shërbimit europian dhe po mbështetet nga 30 shoqata kombëtare hotelesh. “Mbi 10 mijë hotele i janë bashkuar iniciativës europiane për të kërkuar dëmshpërblim për humbjet financiare të shkaktuara nga klauzolat e përdorimit të paligjshëm të ‘çmimit më të mirë’ nga Booking.com”, tha Hotrec...