“Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”/ Berisha për Ramën: Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill!

“Bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë”/ Berisha për Ramën: Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po prezanton programin e “PD-Shqipëria Madhështore” në biznesin e fasonerisë në Durrës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati vijoi sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, për daljet e këtij të fundit ‘live’ në rrjetet sociale. Duke marrë shkas që sot është 1 prilli, ndryshe e njohur si ‘Dita e Gënjeshtrës’, Berisha tha se “Sot e ka ditën e tij, problemi është  se çdo ditë e ka 1 prill.” Ndërsa në lidhje me programin elektoral, ai u shpreh se ‘me gërshërët e ligjit do të pritet dyndja e narko-euros’. Më tej u ndal te nxitja e lindshmërisë,...

Burimi: Top-Channel.tv