“Bonus qiraje për 15 familjet”/ Kryebashkiaku i Elbasanit jep detaje nga shpërthimi në pallat

“Bonus qiraje për 15 familjet”/ Kryebashkiaku i Elbasanit jep detaje nga shpërthimi në pallat

15 familjet e prekura nga shpërthimi në pallatin në Elbasan janë akomoduar përkohësisht në ambientet e një konvikti të bashkisë dhe do të përfitojnë bonus qiraje deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Gledian Llatja Sipas Llatjas, mbështetja financiare do t’u mundësojë familjeve të zhvendosen në banesa të tjera, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë ndërhyrjen që do të kryhet në pallatin e dëmtuar. Në diskutim janë dy alternativa: shembja vetëm e pjesës së dëmtuar ose prishja e të gjithë ndërtesës dhe ndërtimi i saj nga e para. Kryebashkiaku sqaroi se aktualisht po vlerësohet mundësia e demolimit të pjesës së dëmtuar rëndë, ndërsa pjesa tjetër e strukturës mund të përforcohet ose të shembet, në varësi të ekspertizës teknike. “Momentalisht familjeve u...