Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bombarduesit amerikanë B-2 në Diego Garcia, “mesazh” për Iranin?
👁2345
Në ditët e fundit të marsit, gjashtë avionë bombardues amerikanë B-2 “Spirit” u ulën në bazën ushtarake të Diego Garcias, që administrohet nga SHBA dhe Britania e Madhe. Kjo lëvizje u lidh menjëherë me mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Jemen kundër rebelëve Houthi, por edhe me një opsion të mundshëm kundër Iranit në të ardhmen. B-2 është i vetmi avion në arsenalin amerikan që mund të mbajë bombën super të rëndë GBU-57, me një peshë prej 14 tonësh. Kjo bombë është projektuar për të shkatërruar bunkerët në thellësi të mëdha nëntokësore, siç është impianti bërthamor iranian në Fordow. GBU-57...