Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, 82 viktima, mes tyre gra dhe një foshnje
👁11053
Sulmet ajrore izraelite kanë vijuar edhe të mërkurën në Rripin e Gazës, pavarësisht reagimeve të ashpra ndërkombëtare ndaj ofensivës gjithnjë e më të zgjeruar të Izraelit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe burimeve spitalore lokale, të paktën 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, mes tyre disa gra dhe një foshnje vetëm një javëshe. Më herët, bilanci i viktimave ishte raportuar të ishte 45. Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës dhe numrin në rritje të viktimave civile. /vizionplus.tv