No Image Available

“Bomba e pistë” kërcënon Izraelin, pse mund të frenojë sulmin?

Mundësia që Irani të përdorë një të ashtuquajtur “bombë të pistë” u diskutua në studio si skenar kundërpërgjigjeje ndaj një sulmi bërthamor. Folësi argumentoi se edhe nëse Teherani nuk disponon një bombë atomike funksionale, materialet radioaktive mund të vendosen në një kokë raketore konvencionale. Një bombë e pistë nuk funksionon si armë bërthamore klasike. Ajo përdor një shpërthim konvencional për të shpërndarë material radioaktiv në një zonë të caktuar. Në emision u pretendua se uraniumi i pasuruar në një nivel më të ulët se ai i nevojshëm për armë bërthamore mund të krijonte ndotje të rrezikshme nëse shpërndahej pas goditjes. Skenari i përshkruar përfshinte kundërpërgjigje ndaj qyteteve izraelite në rast se Teherani ose qendra të tjera të mëdha iraniane goditeshin me armë atomike. Tel Avivi,...