BOMBA E FLICK/ TRAJNERI I BARCELONES BEFASON ME DEKLARATEN PARA NDESHJES ME GALATASARAY
Trajneri gjerman i Barcelonës, Hansi Flick, është shfaqur para mediave në prag të përballjes me Galatasarayn në Ligën e Kampionëve. Tekniku ka theksuar se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë, veçanërisht për shkak të atmosferës së zjarrtë që krijojnë tifozët vendas. Flick ka vlerësuar cilësitë e kundërshtarit, duke veçuar potencialin ofensiv të skuadrës turke, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët e tij përqendrim maksimal dhe bashkëpunim në fazën mbrojtëse. “Gjëja e parë është të jemi gati për këtë atmosferë. Është e jashtëzakonshme, një nga më mbresëlënëset në botë. Zhurma në stadium është fantastike dhe tifozët e mbështesin fuqishëm ekipin e tyre. Galatasaray është përmirësuar shumë dhe ka lojtarë cilësorë, veçanërisht në sulm. Çelësi do të jetë të mbrohemi së bashku”, u shpreh Flick....
Burimi:
ntv.al