Bojkoti “ngrin” seancat, GJKKO “përgjigjet” me gjoba: 20-50 mijë lekë të rinj për avokatët e dosjeve ‘Meta’ e ARRSH

Bojkoti “ngrin” seancat, GJKKO “përgjigjet” me gjoba: 20-50 mijë lekë të rinj për avokatët e dosjeve ‘Meta’ e ARRSH

foto ilustruese TIRANË- Që prej shtatorit nuk janë zhvilluar gjyqet për shkak të bojkotit të avokatëve që kundërshtojnë rregulloren e GJKKO për ndalimin e telefonave celularë në sallat e gjykimit. Edhe këtë të hënë, bojkoti ka penguar zhvillimin e tri seancave gjyqësore, ndërsa GJKKO është përgjigjur sërish me gjoba ndaj avokatëve që nuk janë paraqitur në gjykim. GJKKO gjobiti me 20 mijë lekë të reja secilin avokat në procesin që lidhet me një nga fraksionet e dosjes së Ilir Metës, ku janë të përfshirë Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.  Me 50 mijë lekë të reja janë gjobitur avokatët që munguan në seancën ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, dhe 20 të pandehurve të tjerë, avokatët që munguan u gjobitën me nga 50 mijë lekë të reja....