Bojkoti i Universitetit ‘Ismail Qemali’/ PD Vlorë: Po bashkohen në betejën e tyre ballore me narko-regjimin e Ramës
Partia Demokratike ka përshëndetur zyrtarisht vendimin e studentëve të Universiteti "Ismail Qemali" të Vlorës për t'u solidarizuar dhe mbështetur studentët e Tiranës në betejën e tyre ballore me Narkoregjimin e Edi Ramës. Sipas deklaratës, sot dhjetëra dhe qindra të rinj nga Vlora janë drejtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën për largimin e Ramës. Në reagim vihet në dukje se dje studentët në Tiranë – motrat dhe vëllezërit e rinj, vajzat dhe djemtë – u përleshën me policinë fashiste të Edi Ramës. Ata e sfiduan atë, duke i dhënë kështu mendësinë se si duhet të sillen qytetarët e një vendi me një qeveri që nuk i dëgjon atë për asgjë dhe që e ka bërë me vite të tëra.
Burimi:
syri.net