Bojkoti i avokatëve në GJKKO, deputeti i PD ngre alarmin: Rrezikojmë të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm në lirimin e ‘peshqve të mëdhenj’

Bojkoti i avokatëve në GJKKO, deputeti i PD ngre alarmin: Rrezikojmë të asistojmë si spektatorë të pafuqishëm në lirimin e ‘peshqve të mëdhenj’

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në Komisioni e Nismave Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale, ngriti shqetësimin që mund të sjellin pasojat e ngërçit mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë. Deputeti demokrat shprehu se bojkoti i avokatëve ndaj GJKKO, rrezikon të prodhojë pasoja jo vetëm për qytetarët që presin të marrin drejtësi në një kohë të shpejtë, por sipas tij do të prodhojnë gjithashtu efekte të rënda në afatet e paraburgimit apo masat e sigurisë për personat me rekorde të krimit të organizuar dhe korrupsionit apo të ashtuquajturit ‘peshqit e mëdhenj’. “Ne kemi shumë shqetësime në lidhje me drejtësinë, nga e cila presim shumë, veçanërisht edhe me performancën e organeve të reja të ngritura nga reforma në drejtësi, KLGJ dhe KLP, më të rëndësishmet prej tyre....