Bogujevci vlerëson shfaqjen “Every Brilliant Thing” të prezantuar në Prishtinë

Bogujevci vlerëson shfaqjen “Every Brilliant Thing” të prezantuar në Prishtinë

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar prezantimin e shfaqjes teatrore “Every Brilliant Thing”, e cila u dha mbrëmë në Stacionin Kulturor në Prishtinë, pas premierës në Tiranë. Në një njoftim, Bogujevci ka theksuar se shfaqja solli një rrëfim të veçantë, duke ndërthurur humorin dhe emocionin për të trajtuar temën e shëndetit mendor. Ajo ka veçuar edhe mesazhin e veprës, e cila përmes një liste të gjërave të vogla që ia vlejnë në jetë, nxit reflektimin mbi përballjen me vështirësitë dhe rëndësinë e gjetjes së arsyeve për të vazhduar përpara. Shfaqja është interpretuar nga Armond Morina, me regji të Fatos Berishës. Në fund të njoftimit, ministrja Bogujevci ka përgëzuar ekipin realizues për sjelljen e kësaj vepre para publikut në Prishtinë dhe për trajtimin e temave...