Bogujevci: “Një mbrëmje e fuqishme muzikore hapi sezonin e ri të Filharmonisë së Kosovës”
27 September, 2026 - 11:30 Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas koncertit që shënoi hapjen e sezonit të ri të Filharmonisë së Kosovës. Bogujevci e ka cilësuar koncertin si “një mbrëmje të fuqishme muzikore”, duke veçuar interpretimin për herë të parë në Kosovë të veprës monumentale “Planetet” të kompozitorit Gustav Holst. “Planetet” u interpretua nga Orkestra dhe Kori i Grave i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette. Sipas ministres, vepra e njohur e repertorit simfonik solli në skenën e Prishtinës një interpretim të veçantë dhe një program artistik të përmasave të mëdha. Bogujevci ka theksuar se ky koncert i paraprin një sezoni të pasur artistik të Filharmonisë së Kosovës, duke shënuar kështu...
Burimi:
kultplus.com