Boçi denoncon monopolizimin e tregut mediatik: Po krijohet një treg monopol
Kryetari i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Luçiano Boçi, ka denoncuar monopolizimin e tregut mediatik dhe veçanërisht të transmetimeve televizive online dhe me pagesë në Shqipëri. Ne mbledhjen e komisonit per Edukimin dhe Shkencen, Boçi, ngre shqetësimin për përqendrimin e platformave dhe të drejtave të transmetimit në duart e një grupi të kufizuar kompanish, duke paralajmëruar për presion ndaj operatorëve të tjerë, veçanërisht atyre kabllorë. “Unë kam një shqetësim me tregun online, që duket sikur nuk ka lidhje, por që ka lidhje organike dhe bazike. Në tregun e transmetimeve të TV online dhe me pagesë në Shqipëri ka një tendencë monopolizimi”, tha Boçi. Sipas tij, një prej aktorëve kryesorë të tregut ka zgjeruar ndjeshëm kontrollin mbi platformat dhe po krijon një pozicion që, sipas...
Burimi:
syri.net