Bo*bë te parkimi i hotel Plaza? Policia rrethon zonën, dyshohet për alarm fals

Bo*bë te parkimi i hotel Plaza? Policia rrethon zonën, dyshohet për alarm fals

Një telefonatë anonime ka ngritur në alarm forcat e rendit në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombë të dyshuar në hotelin luksoz “Plaza”. Forcat xheniere janë nisur drejt vendngjarjes. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ku po boshatiset godina e hotelit. Telefonata është bërë në recepsionin e hotelit për një bombë në parkim, më pas personeli ka njoftuar policinë. Dyshimet janë për një alarm fals.
Burimi: Kohajone.com