BMX Bandits përmbledhin 40 vjet muzikë në albumin “15 Big Ones”
Grupi skocez BMX Bandits shënon katër dekada krijimtari muzikore me albumin përmbledhës “15 Big Ones”, i cili sjell disa nga këngët më të rëndësishme të historisë së tyre, duke përfshirë edhe materiale që deri më tani nuk kanë marrë vëmendjen e merituar. Të formuar në Glasgow më 1985/86, BMX Bandits u bënë një nga emrat e rëndësishëm të skenës alternative skoceze, në kuadër të lëvizjes muzikore C86 dhe stilit të njohur si anorak pop. Grupi u dallua për muzikën e tij të veçantë, humorin, meloditë lozonjare dhe këngët që shpesh trajtojnë dashurinë dhe ndërlikimet e saj. Ndër admiruesit e tyre ishte edhe Kurt Cobain, frontmeni i Nirvana-s, i cili në një intervistë radiofonike kishte deklaruar se, po të mos ishte pjesë e Nirvana-s, do të dëshironte...
Burimi:
kultplus.com