Blondie sfidoi rregullat e punk-ut me “Heart of Glass”, kënga disko që zemëroi skenën e CBGB-së
Grupi amerikan Blondie nuk kishte frikë të sfidonte normat e skenës punk të Nju-Jorkut, madje edhe kur kjo nënkuptonte të shkaktonte pakënaqësi te bashkëkohësit e tyre. Një prej shembujve më të njohur mbetet kënga “Heart of Glass”, e cila ndërthurte energjinë me ritmet e disko muzikës, në një kohë kur kjo e fundit shihej me armiqësi nga shumë përfaqësues të punk-ut. Në mesin e viteve ’70, klubi legjendar CBGB ishte një nga qendrat kryesore të skenës alternative të Nju-Jorkut. Aty u zhvilluan grupe si Talking Heads, Television, The Ramones dhe Blondie, të cilat, megjithëse përfshiheshin në të njëjtën lëvizje muzikore, kishin identitete të ndryshme artistike. Blondie, me Debbie Harryn në krye, dallonte jo vetëm për faktin se ishte një nga grupet e pakta me një...
Burimi:
kultplus.com