Bllokuan’ në zyrë Ramën, arrestohen 14 protestues pas përplasjeve me policinë para kryeministrisë (Emrat)

Bllokuan’ në zyrë Ramën, arrestohen 14 protestues pas përplasjeve me policinë para kryeministrisë (Emrat)

Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku qytetarët bllokuan për rreth dy orë në zyrë Edi Ramën, policia ka arrestuar 14 persona. Sipas raportimeve, të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli,Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Kujtojmë që protesta e së martës (1 shtator) shënoi një përshkallëzim të situatës. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. Më pas, një pjesë e tyre u zhvendosën në rrugicat pas godinës, pasi morën informacionin se kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrë. Protestuesit tentuan të afrohen më tej drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa Policia ndërhyri duke forcuar kordonin e sigurisë. Situata u tensionua dhe pati përplasje fizike mes protestuesve...