Bllokoi për 2 vite rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, Rama lot krokodili për komandantët e UÇK

Bllokoi për 2 vite rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, Rama lot krokodili për komandantët e UÇK

Edi Rama është i pari kryeministër shqiptar i pas ‘90-ës që ka çuar marrëdhëniet shtetërore Shqipëri-Kosovë në pikën më të ulët të tyre, deri aty sa i ka bërë gjeste publike të ulëta kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në sy të ish-ministrit të Millosheviçit, vëllait të tij, siç e quan ai, Aleksandër Vuçiç. Rama është kryeministri i parë që ka futur frymë përçarëse në Kosovë, përkundër kryeministrave të mëparshëm të Shqipërisë që kanë ruajtur ekuilibrat me cilindo kah politik. Edi Rama është pjesë e skemës për ndarjen e Kosovë, me projektin e famshëm të Soros. Është gjithashtu kalorësi i Ballkanit të Hapur, projek totalisht serb dhe i dëmshëm për Kosovën. Dhe ajo që është më kryesorja, kur shihni Edi Ramën që bën kinse i digjet barku...