Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bllokohet London Eye, turistët kalojnë momente paniku ‘në ajër’
👁2981
Njerëzit mbetën të bllokuar në një nga atraksionet turistike më të famshme në botë, në Londër, pasi London Eye u ndal papritur gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit. Inxhinierët nxituan drejt atraksionit pasi rrota ndaloi papritur, duke i lënë njerëzit të bllokuar brenda. London Eye sapo kishte filluar të funksiononte përsëri këtë pasdite pas një mbylljeje të mëparshme. Zyrtarët e London Eye pretendojnë se çdo kabinë është e pajisur me kontroll të plotë të ajrit. Atraksioni, i cili pret rreth tre milionë vizitorë çdo vit, ka një kapacitet total prej rreth 800 personash në të njëjtën kohë....