Bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas, radhë kilometrike

Bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas, radhë kilometrike

PAMJE NGA AKSI RRUGOR QAFË-THANË-Aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas është i pakalueshëm. Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë. Borëpastrueset janë në terren në zonën e Qafë Thanës për të mundësuar kalimin pa probleme në të gjitha akset rrugore. Policia iu bën thirje të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjen e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdeshëm, dhe në rast emergjence të kërkojnë ndihmën e policisë./ZËRI
Burimi: zeri.ai