Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bllokohen gomone dhe skafe, kontrolle në bregdetin e jugut për sigurinë në plazhe
👁5411
Policia kufitare ka bllokuar 41 mjete lundruese gjatë ditëve të fundit, kryesisht në vijën bregdetare të Vlorës. Policia bën të ditur se mjetet e bllokuara janë 7 jet ski dhe 34 gomone e skafe nga Ksamil në Sarandë. Drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa të ndryshme administrative, për shkeljet që kanë kryer. Policia ka bërë thirrje që të respektohet perimetri i sigurisë së pushuesve në plazhe. /vizionplus.tv