Bllokimi i pagave, magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave Petrit Malaj dhe drejtuesit e Thesarit në rrethe
Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve kanë depozituar një kallëzim në SPAK lidhur me mosekzekutimin e pagave për muajin gusht. Kallëzimi është bërë ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të Financave Gentian Këri dhe drejtuesve të Thesarit në rrethe për veprat penale shpërdorim detyre, pengim për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, dhe mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës.Ata kërkojnë që organi i akuzës të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personat që kanë marrë apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave për muajin gusht.Në kallëzim, theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.Gjyqtarët sqarojnë gjithashtu se kallëzimi penal nuk synon zëvendësimin e mjeteve administrative, gjyqësore apo institucionale...
Burimi:
sarandanews.com