No Image Available

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me bllokimin e disa llogarive në Instagram të qytetarëve që kanë shprehur mbështetje për protestat kundër qeverisë. Bardhi e ka krahasuar situatën në Shqipëri me zhvillimet në Serbi gjatë protestave masive kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiçit. Sipas tij, edhe në Shqipëri po përdoren mekanizma që synojnë kufizimin e zërave kritikë në rrjetet sociale. Përmes një reagimi publik, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor censurën për të mbuluar, sipas tij, dështimet e qeverisë dhe për të kufizuar shprehjen e kundërshtarëve politikë. “Ajo që ndodhi në Serbinë e Vuçiçit gjatë protestave masive të studentëve kundër qeverisë, po shfaqet sot edhe në Shqipërinë e Edi Ramës”, deklaroi Bardhi. Ai pretendoi se janë bllokuar një...