Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

Blendi Klosi ka komentuar protestat e studentëve gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke deklaruar se qeveria është e gatshme për dialog, por vetëm nëse protestuesit distancohen nga dhuna. “Jemi shumë të vëmendshëm të dëgjojmë kërkesat që kanë. Jemi të gatshëm, nga kryeministri deri te i fundit në kabinetin qeveritar. Nëse ndahen nga dhuna, do të kemi hapësira për të bërë dialog”, u shpreh Klosi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste pretendoi se pas incidenteve qëndrojnë edhe persona që nuk kanë lidhje me studentët, të cilët i cilësoi si “forca të errëta”. “Në rastet kur forcat e errëta, që s’kanë lidhje me studentët, ndërhyjnë, shteti padyshim do të përgjigjet për të ruajtur qetësinë publike”, deklaroi ai. Klosi theksoi gjithashtu se protesta nuk...