Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita
Dy tendera pa garë, me fond limit total rreth 2.2 milionë euro, që Bledian Dalipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) i ka dhënë në dy vitet e fundit shoqërisë “Besta” të Robert Zykës, nuk kanë rezultuar aspak pozitiv për qytetarët e Beratit dhe Kuçovës. Prej ditësh, banorët e qytetit të “një mbi një dritareve” po vuajnë mungesa të theksuara të energjisë elektrike. Sipas raportimeve të përcjella në adresë të redaksisë, lagjet e Beratit furnizohen me shkëputje në mënyrë simultane nga 30 minuta, duke sjellë një situatë vërtetë shumë të rëndë për jetën e banorëve dhe aktivitetet tregtare. Në foto:...