Bledi Shkëmbi i kushton shtrenjtë Tiranës, merr me vete edhe një futbollist te Struga

Bledi Shkëmbi i kushton shtrenjtë Tiranës, merr me vete edhe një futbollist te Struga

Bledi Shkëmbi e ka mbyllur aventurën e tij me Tiranën dhe vetëm pak orë pas njoftimit të këtij largimi, u zyrtarizua kalimi i tij si trajner te Struga. Por Bledi Shkëmbi nuk iku i vetëm nga Tirana, mori edhe një tjetër futbollist, që përsëriti këtë lëvizje. Bëhet fjalë për Gledi Micin, i cili u zyrtarizua te Struga. Mbrojtësi ishte pjesë e Tiranës, por ka ndjekur rrugën e trajnerit të tij për të provuar një tjetër eksperiencë në elitën e futbollit të Maqedonisë. Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja e klubit të Strugës, ndërsa Tirana vazhdon me largimet e shumta. /Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com