Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Gazetari Bledi Mane ka rrëfyer në “Shqipëria Live” incidentin e ndodhur gjatë një proteste, ku pretendon se u godit fillimisht me vezë dhe më pas me një gur apo send të fortë. Mane tha se në momentin e parë nuk e kishte kuptuar se ndodhej pranë një proteste. Sipas tij, ndërsa ishte duke folur në telefon në një rrugë të qetë, ndjeu një goditje në kokë dhe më pas kuptoi se mbi të ishte hedhur një vezë. Më pas, sipas Manes, situata u përshkallëzua. Ai pretendon se u godit me gur ose një objekt të fortë, duke u plagosur në kokë. Kur u kthye, tha se pa dy persona që po bërtisnin dhe më pas një turmë protestuesish. “Isha në rrugë duke folur në telefon,...