Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
BKK-ja nis shpërndarjen e librave për bibliotekat publike dhe shkollore
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur një iniciativë të re për të mbështetur rrjetin e bibliotekave publike dhe shkollore në të gjithë vendin. Shpërndarja e librave ka filluar me kontigjentin e ri që përfshin 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë, të cilët janë përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”.Këto libra janë kryesisht literaturë e rekomanduar për nxënësit e nivelit parauniversitar dhe kanë për qëllim pasurimin e koleksioneve të bibliotekave lokale dhe shkollore. Pjesë e kësaj shpërndarjeje janë dy botime të veçanta me vlerë të madhe historike dhe kulturore: Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të...