BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona, burime: Janë njerëzit e Tom Doshit

BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona, burime: Janë njerëzit e Tom Doshit

SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në qytetin e Shkodrës, ku janë shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në krime zgjedhore. Sipas burimeve, të dyshuarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD). Aksioni ka përfshirë kontrolle fizike dhe të automjeteve, të autorizuara me vendim nga GJKKO. Veprime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me policinë vendore, në kuadër të një tjetër hetimi penal.
Burimi: Javanews.al