Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Biznesmeni Ergys Agasi paraqitet në SPAK, disa ditë më parë iu kontrollua banesa
Biznesmeni Ergys Agasi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në SPAK, teksa kujtojmë se më herët në kuadër të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme, biznesmenit iu kontrollua banesa, si dhe iu sekuestrua telefoni celular. Jozytarisht gjatë kontrollit të banesës së tij, u bë e ditur se veprimi hetimor lidhej me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve. Kujtojmë gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj biznesmenit për lidhje me grupet kriminale.