Biznesi në Golem të Lushnjes bie pre e hajdutëve, furgoni i vjedhur përfundon në kanal

Biznesi në Golem të Lushnjes bie pre e hajdutëve, furgoni i vjedhur përfundon në kanal

Një biznes në afërsi të Golemit, në Lushnje, është bërë shënjestër e një grabitjeje gjatë natës. Sipas burimeve, autorët kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë marrë kasafortën, ndërsa për transportin e saj kanë përdorur një nga furgonat e kompanisë. Megjithatë, tentativa e tyre për t’u larguar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Në përpjekje për të ikur me nxitim, hajdutët humbën kontrollin e furgonit dhe përfunduan në një kanal kullues, duke lënë pas mjetin e vjedhur në dalje të fshatit Golem i Vogël, pranë autostradës. Menjëherë pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje, ku kreu ekspertizën dhe mblodhi provat...

Burimi: Syri.net