Bizneset heqin strukturat metalike nga hapësirat publike, Beci fton qytetarët të denoncojnë zëniet e paligjshme

Bizneset heqin strukturat metalike nga hapësirat publike, Beci fton qytetarët të denoncojnë zëniet e paligjshme

Në Shkodër ka nisur një tjetër fazë e lirimit të hapësirave publike, ku bizneset në rrugën “Marin Biçikemi” dhe Bulevardin “Zogu i I-rë” kanë hequr vullnetarisht strukturat metalike që zinin trotuaret apo pjesë të tjera publike. Ky zhvillim vjen pas njoftimit të Policisë Bashkiake dhe në kuadër të fushatës për rikthimin e hapësirave te qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka përshëndetur reagimin pozitiv të bizneseve dhe ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë aktive e këtij procesi. “Hapësirat publike po i kthehen qytetarëve. Ju ftoj të denonconi çdo zënie të paligjshme të tyre edhe këtu, në këtë hapësirë...
Burimi: Kohajone.com