No Image Available

Bizneset gjermane kundër paketës fiskale 2027: Rritet barra mbi kompanitë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale 2027 kanë sjellë kundërshtime nga bizneset gjermane që operojnë në Shqipëri. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, DIHA, paralajmëron se disa prej masave të parashikuara mund të rrisin barrën fiskale për kompanitë dhe të ndikojnë negativisht në klimën e investimeve. Në një deklaratë publike, shoqata kritikon mënyrën se si është hartuar paketa fiskale, duke theksuar se komuniteti i biznesit nuk është përfshirë në konsultime. Sipas DIHA-s, projektligjet nuk janë publikuar për konsultim publik, ndërsa versionet përfundimtare iu janë paraqitur Këshillit Tatimor vetëm pak kohë përpara se të dorëzoheshin në Parlament. Shoqata thekson se parashikueshmëria e sistemit tatimor është një nga elementët kryesorë që investitorët gjermanë dhe të huaj marrin në konsideratë përpara se të vendosin të investojnë në Shqipëri....