Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bizneset e turizmit nën presion, ekspertët: Plani për kontrollet e tatimeve dhe inspektoriateve po pengon aktivitetin tonë
Administratorët tatimorë, inspektorët por edhe vet bashkitë, do të dalin në terren këtë sezon veror për të luftuar informalitetin në turizëm. Së fundmi edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës ka përgatitur një plan të detajuar masash për turizmin me në fokus inspektime dhe kontrolle për deklarimin e punonjësve si dhe të pagave të tyre por dhe respektimin e kushteve të punonjësve. Sipas Inspektoriatit shtetëror të punës, turizëm i suksesshëm do të thotë punë me dinjitet dhe ligjshmëri në: 1) Pagesën e Sigurimeve Shëndetësore dhe Shoqërore 2) Monitorim i posaçëm për respektimin e ligjit mbi punësimin e të miturve dhe ndalimin e...