Bizneset e shkatërruara nga protesta, Rama premton mbështetje
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre. “Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi...
Burimi:
argjiroja.net