Bizneset dhe fermerët nën presion, Dhoma e Tregtisë së Kosovës kërkon uljen e akcizës së karburanteve

Bizneset dhe fermerët nën presion, Dhoma e Tregtisë së Kosovës kërkon uljen e akcizës së karburanteve

Rritja e çmimeve të karburanteve po shton presionin mbi bizneset, fermerët dhe konsumatorët në Kosovë. Përballë kësaj situate, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka kërkuar institucioneve të shqyrtojnë uljen e përkohshme të akcizës për karburanteve dhe marrjen e masave të tjera lehtësuese. Dhoma thotë se rritja e çmimeve të naftës po ndikon në kostot e operimit në pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, duke prekur prodhimin, transportin, ndërtimin dhe çmimet për konsumatorët. Situata është veçanërisht e rënduar për bizneset prodhuese, të cilat krahas çmimeve të larta të derivateve po përballen edhe me reduktime të energjisë elektrike. “Për një pjesë të ndërmarrjeve, veçanërisht ato prodhuese, ndërprerjet e energjisë i detyrojnë të përdorin gjeneratorë për të vazhduar procesin e punës, duke krijuar shpenzime shtesë për blerjen...