“Bizneset, afat deri në 31 korrik për të larguar materialet”, Rama: Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve do të shoqërohet me masa të rënda

“Bizneset, afat deri në 31 korrik për të larguar materialet”, Rama: Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve do të shoqërohet me masa të rënda

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ultimatum për bizneset të cilat mbajnë materialet e tyre buzë rrugëve duke zënë hapësirat publike. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, ka theksuar ai në një postim. Për personat që nuk do ta zbatojnë urdhrin, do të ketë masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi. “Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës. Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë...