Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për herë të parë që nga bisedimet e dështuara të fillimit të shkurtit 2022, kur Rusia e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës. Nuk pati shenja të menjëhershme përparimi në ngushtimin e dallimeve mes palëve, teksa pala ukrainase i ka refuzuar kategorikisht kushtet e Moskës gjatë bisedimeve që kanë zgjatur më pak se dy orë, raporton Reuters. Bisedimet e së premtes përmbyllën një javë të ngarkuar të diplomacisë, e nxitur nga përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta ndërmjetësuar...
Burimi: Opinion.al