Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Delegacionet bisedojnë në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë
👁8569
Pak përpara bisedimeve të shumëtrumpetuara me Rusinë, zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, është takuar në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Palët koordinuan qëndrimet përpara takimit të sotëm mes delegacioneve ukrainase dhe ruse“, pohoi zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase, Heorhiy Tykhy, i cili shtoi se Kievi përsëriti pikat e agjendës së tij, duke përfshirë këmbënguljen për një takim mes udhëheqësve të dy vendeve dhe një armëpushim të plotë. Media shtetërore ruse raportoi më herët se ekipi negociator i Kremlinit kishte mbërritur në qytetin turk që mbrëmjen e 1 qershorit. Po një ditë më...