Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, zyrtarët ukrainas: Moska na kërcënoi me “luftë të përjetshme”
👁4821
Rusia kërcënoi Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll sot, tha një burim në delegacionin e Kievit për Sky Neës. Burimi tha se rusët nuk ishin të gatshëm të flisnin për detajet teknike të një armëpushimi dhe po prisnin që eprorët t’i miratonin ato. Më parë një tjetër burim ukrainas tregoi se si Moska bëri kërkesa që ishin “jorealiste” dhe “shumë përtej çdo gjëje të diskutuar ndonjëherë” gjatë bisedimeve në Stamboll. Top Channel