Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bisedime SHBA-Kinë, palët ndodhen në Suedi për të zgjatur me 90 ditë “armëpushimin” tregtar
SHBA dhe Kina pritet të rinisin sot një raund të ri bisedimesh tregtare në Suedi, mes shpresave për zgjatjen me edhe 90 ditë të pauzës aktual në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Delegacioni amerikan kryesohet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ndërsa pala kineze drejtohet nga zëvendëskryeministri He Lifeng. Takimet vijnë vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump shpalli një marrëveshje kuadër për tarifat me Bashkimin Evropian. Pauza 90-ditoer mes SHBA-së dhe Kinës, që përfshiu uljen e përkohshme të tarifave reciproke, përfundon më 12 gusht. Prej se Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë...