Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bisedime për armëpushimin Rusi-Ukrainë, i dërguari i Trump do të vizitojë sërish Moskën
👁7996
I dërguari i SHBA, Steve Witkoff ka planifikuar të udhëtojë në Moskë këtë javë, sipas njoftimit të Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë. “Po, do të vijë” u përgjigj Ushakov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, kur u pyet nëse e dinte nëse Vitkov po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë. Më herët Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Top Channel