Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Biseda Trump-Putin, liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
👁7302
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë rënë dakord të “normalizojnë” marrëdhëniet midis vendeve të tyre, tha Kremlini pas telefonatës dy-orëshe mes dy liderëve. “Të dy presidentët ranë dakord të vazhdojnë normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe”, u tha gazetarëve në telefon këshilltari diplomatik i Putinit, Yuri Ushakov. Sipas Ushakov, po përgatitet një “shkëmbim të burgosurish”, nëntë nga njëra anë dhe po aq nga ana tjetër. Putin dhe Trump “diskutuan shumë çështje”, përfshirë Iranin. Putin përshëndeti përparimin në bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit mbi programin bërthamor iranian dhe ofroi ndihmën e Moskës. Ushakov shtoi se Putin gjithashtu përshëndeti...