Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Shqipëria hap dyert e “skllavërisë moderne” për punëtorët e huaj
Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan njëkohësisht. “Jemi të lira, jemi të lira,” përsërit ajo me një gëzim të papërmbajtur. Vetëm pak çaste më parë, situata dukej e pashpresë. Maricel, një punëtore 40- vjeçare nga Filipinet ishte në prag të dëbimit të detyruar dhe të paligjshëm nga Shqipëria, së bashku me shoqet e saj, Analyn, 42 vjeç dhe Rosalie, 38 vjeç. Gratë u dërguan forcërisht në Rinas nga laguna e Patokut, ku punonin prej një viti, të shoqëruara nga punëdhënësi i tyre – pronar i një kompleksi turistik...