Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Rinumërimi në Fier zbulon trafikim votash brenda listave të hapura të PS dhe PD
Rihapja e kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun Fier ka zbuluar tjetërsim të votave brenda listave të hapura të subjekteve zgjedhore, duke kaluar me qindra vota në favor të kandidatëve të caktuar të Partisë Socialiste dhe koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike. Përfituesi kryesor i kësaj skeme rezulton të jetë kandidati socialist, Ceno Klosi, i cili ka marrë mbi 900 vota më shumë se sa ndodhen në kuti – ku pothuajse gjysma e tyre është devijuar nga kandidati tjetër socialist, Klevis Jahjaj. Edhe kandidatë të tjerë socialistë në listën e hapur rezultojnë me vota minus ose plus...