BIRN: Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare

BIRN: Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare

Një grup prej 141 pedagogësh kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, duke dënuar përdorimin e forcës nga policia ndaj studentëve gjatë protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Në një deklaratë të përbashkët, pedagogët shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan dhunë të pajustifikuar ndaj studentëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave. “I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare”, thuhet në deklaratë. Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve. Nënshkruesit u kërkuan gjithashtu punonjësve të policisë të...